Kurti tek varri i Mon Balajt e Arben Xheladinit: Janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri

Kurti tek varri i Mon Balajt e Arben Xheladinit: Janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në 14 vjetorin e vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit tha se “ata janë dëshmorët e vullnetit të popullit për liri”.

10 Shkurti ishte data e protestës së përgjakshme në protesta ku kundërshtohej “Pako e Ahtisarit”.

Kurti bashkë me bashkëshorten e anëtarët e subjektit të tij politik vizituan varrin e Mon Balajt në Podujevë e të Arben Xheladinit në Prishtinë.

“Pas homazheve në Besianë tek Moni, ne erdhëm këtu tek varri i Arbenit që po ashtu të bëjmë homazhe dhe të vendosim lule të freskëta. Arbeni dhe Moni janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri, i cili është i pandalshëm pavarësisht pengesave dhe vështirësive. Besnikëria e VV-së ndaj asaj demonstrate dhe këtyre dëshmorëve është thellë në organizatën tonë, në mendjen dhe zemrën e secilit aktivist”, tha Kurti. /Insajderi.com