Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtim ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media.
Pasi e anuloi mbledhjen e Qeverisë, që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 16:00, kryeministri do të deklarohet për media sonte në orën 16:30, ka njoftuar zyra për media e Qeverisë.
Ende nuk dihet se për çfarë do të flas Kurti në këtë konferencë. Kryeministri Kurti po kërkon vënien e reciprocitetit me Serbinë, pasi ta heq taksën.
Por, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar sot që të hiqet taksa dhe të mos rrezikohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Insajderi.com