Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Rriteni presionin ndaj qeverisë serbe, le të heqin dorë nga politikat agresore

Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Rriteni presionin ndaj qeverisë serbe, le të heqin dorë nga politikat agresore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje akterëve ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Serbisë në mënyrë që ajo të heq dorë nga politikat agresore ndaj Kosovës, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Kurti u shpreh se derisa ka qenë në pushtet qeveria që ai udhëhiqej prej tij kishte filluar procedurat për të dorëzuar padi për gjenocid në Kosovë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Por, kjo punë sipas tij u ndërpre me rrëzimin e qeverisë së tij.

“Sot e gjithnjë i bëj thirrje ndërkombëtarëve që ta rrisin presionin në qeverinë serbe për të hequr dorë nga politikat agresore ndaj Kosovës, e për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë e ushtarakë për këtë gjenocid”.

“Ky do të ishte themeli i vërtetë për një Ballkan Evropian, të qëndrueshëm, të sigurt e paqësor. Nuk mund t’u zihet besë atyre që qëndrojnë mbi varret masive teksa i mohojnë ato”, ka shkruar ndër të tjera Kurti./Insajderi.com