Lirimi nga detyra e 12 ambasadorëve nga minis" />

Kurti thotë se është pajtuar me Gërvallën për lirimin nga detyra të 12 ambasadorëve

Kurti thotë se është pajtuar me Gërvallën për lirimin nga detyra të 12 ambasadorëve

Lirimi nga detyra e 12 ambasadorëve nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është bërë në pajtim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar vetë ky i fundit, i cili ka thënë se ky është “hapi i parë në reformën e domosdoshme në Shërbimin e Jashtëm”.

“Këtë reformë ne e kemi nisur edhe gjatë Qeverisë sonë të parë të pranverës 2020, dhe e kemi paralajmëruar në zotimet tona elektorale dhe programin tonë qeverisës.  Ambasadorët e liruar kanë dhënë kontributin e tyre për vendin, për çka i falënderojmë. Por, qeverisjet e kaluara kanë mbingarkuar Shërbimin e Jashtëm me diplomatë politikë, duke e kaluar kështu kuotën e paraparë ligjore”, ka shkryar Kurti në profilin e tij në Facebook.

Prandaj, sipas tij, ky hap është i duhuri drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë dikaster.

“Në koordinim me Zëvendëskryeministren Gërvalla, Presidenten Osmani dhe Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, pa humbur kohë do t’i fillojmë procedurat për dërgimin e diplomatëve në misionet tona diplomatike, ku numrin dukshëm më të madh do ta përbëjnë diplomatët e karrierës.

Ligjshmëria, reformat strukturore dhe vendosja e mekanizmave të profesionalizmit dhe meritokracisë janë shtyllat mbi të cilat qeverisja jonë do ta ndërtojë përfaqësimin dinjitoz të Republikës sonë në arenën ndërkombëtare”./Insajderi.com