Kurti thotë se po tentohet që rritja ekonomike për vitin 2021 të jetë rreth 8%

Kurti thotë se po tentohet që rritja ekonomike për vitin 2021 të jetë rreth 8%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se qeveria do të miratojë një pako të re për të ndihmuar ekonominë e vendit pas sfidës me përballjen me pandeminë COVID-19.

Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kryeministri njoftoi se parashikimet janë që për vitin 2021 të ketë rritje ekonomike për afër tetë për qind.

“Aktiviteti ekonomik është rritur për 15 përqind. Projeksionet janë që rritja ekonomike për këtë vit të jetë 7.9 përqind, që është dukshëm më e lartë nga 5.2 përqind që parashihej në fillim të vitit”, ka thënë Kurti.

“Kemi arritur që të kemi kursim të mjeteve duke anuluar kontrata të panevojshme dhe të dëmshme që arrijnë vlerë 100 milionë”, tha më tej ai.

Nga ana tjetër, ministri Murati tha se qëllimi i kësaj pakoje është që punëtorët që kanë mbetur pa punë për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi, të rikthehen në vende të punës.

“Ideja dhe qëllimi i masës është të rikthehen në punë. Shtysa tani është që të rikthejmë vendet e punës për njerëzit që i kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë”, ka thënë ai. /Insajderi.com