
Arritja e koalicionit ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës tashmë do të varet krejtësisht nga ky i fundit.
Kështu tha përmes një video lideri i Vetëvendosjes, shkruan Insajderi
“Ky është moment historik. LDK e ka në dorë përcaktimin për ndryshimin”.
Kurti gjithë fajin për mosarritjen e marrëveshje ia ka lënë LDK-së, duke thënë se nuk kanë bërë asnjë kompromis deri tash, shkruan Insajderi.
“Për gjatë këtyre bisedimeve katër javëshe Lëvizja Vetëvendosje ka bërë katër kompromise të rëndësishme. LDK asnjë kompromis”.
Përtej kësaj Kurti ka thënë se nuk kanë ku shkojnë më, shkruan Insajderi.
“Oferta jonë e parmbrëmshme e cila u refuzua dje ishte koncesioni ynë i pestë. Tash, më shumë se kaq – përtej kësaj dhe ndryshe nga kjo, nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë”./Insajderi.com