Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë mbajtur sot një takim ku kanë diskutuar për formimin e qeverisë së ardhshme.
Kurti u pyet nga gazetarët se a do të jetë Lista Serbe pjesë e qeveris së tij të ardhshme, ai u përgjigjë duke thënë se në qeverinë e tij do të ketë një ministër nga komuniteti serb, por nuk do të shkojnë tek Lista Serbe.
“Nga komuniteti serb në qeverinë time do ta jetë një ministër por ne nuk do të vrapojmë tek Lista Serbe pa i takuar njëherë serbët jashtë Listës Serbe, sepse dihet që iu është bërë padrejtësi e madhe nga kjo liste”, ka thënë Kurti./Insajderi.com