Kurti tregon datën se kur do të hiqet taksa

Kurti tregon datën se kur do të hiqet taksa

Kryeministri Albin Kurti duke iu përgjigjur Daut Haradinajt, të AAK-së, ka thënë se me heqjen e tarifës 100 përqind, ai po bën një hap të gjestit të mirë dhe tash Serbia duhet dëshmuar.

Kurti, në seancën e jashtëzakonshme ka theksuar se me 15 mars do të largohet taksa, shkruan Insajderi.

“Po e bëjmë me 15 mars heqjen e tarifës 100 përqind për lëndën e parë, presim nga Serbia të dëshmohet për këtë…masat tona janë normale për një shtet normal. Ne duhet të normalizojmë vetën tonë para se të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Ne duhet të jemi një shtet normal”, ka deklaruar ai, përcjell Insajderi.

Kurti potencoi se presidenti, Hashim Thaçi nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë.

“Presidenti aktual i Kosovës nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje dhe nuk ka fuqi implementuese për të nënshkruar atë”, është shprehur ai.

Ndryshe, Kurti, ka thënë se mbetet i angazhuar për zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, siç propozoi të premten në një konferencë për media./Insajderi.com

 

 

Kryeministri Kurti i shkruan letër presidentit Donald Trump