Kurti tregon dhuratën që mori dje nga Macron

Kurti tregon dhuratën që mori dje nga Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se ka marrë dhuratë dje nga presidenti francez, Emmanuel Macron, njofton Insajderi.

Në llogarinë e tij në ‘Instagram’, Kurti postoi dy fotografi të emblemës së dhuruar nga Macron.

“Dhurata nderuese e Presidentit Macron në fund të takimit dhe vizitës së djeshme në Paris”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Pas takimit Kurti-Macron, kryeministri i Kosovës në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Franca për heqjen e vizave për kosovarët.

Kurti tha se në këtë takim kanë biseduar për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Kryeministri i Kosovës tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe se sovraniteti i shtetit tonë nuk është temë diskutimi.

“Pavarësia e Kosovës, integriteti territorial dhe sovraniteti nuk do të negociohen. Me Serbinë mund të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona e jo për statusin e Kosovës. Vendimi i GJND-së ka hequr çdo dilemë për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës”.

Kurti thotë se i ka shprehur Macronit zotimin se demokratizimi i Kosovës nuk ka alternativë.

Duke folur për vizat, Kurti thotë se është trajtuar edhe kjo çështje.

“Sigurisht që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të të gjitha kritereve, 95 sosh, ende nuk e ka të hequr regjimin e vizave. Më 18 korrik bëhen tri vjet prej se Komisioni Evropian ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave. Në vizitën tonë kjo temë është trajtuar. Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, por s’ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”. /Insajderi.com