Kurti tregon nëse ka pasur ndonjëherë takim me Thaçin

Kurti tregon nëse ka pasur ndonjëherë takim me Thaçin

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, në emisionin Pressing ka thënë se nuk është takuar asnjëherë me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Kurti tha se “nuk është aq i pafat”, duke e konsideruar si fat faktin që asnjëherë nuk e ka takuar Thacin.

Sipas liderit të Vetëvendosjes, te Thaçi që nga lufta ka vërejtur se ka komplekse personale dhe dëshiron të bëhet çka nuk është.

Kur pyetet se cili është dëmi më i madh që ka bërë Thaçi, Kurti thotë se nuk mund të zgjedh një pasi, sipas tij, dëmet e presidentit janë shumë të mëdha.