Kurti tregon nëse KFOR-i do të ndërhy në veri

Kurti tregon nëse KFOR-i do të ndërhy në veri

“Unë nuk kam informacion të tillë për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it në veri”.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës së përbashkët me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Ramën, të hënën.

“Sot kam pritur në takim komandantin e KFOR-it dhe bashkë me ministrin e brendshëm, Xhelal Svecla jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare në Kosovë”, ka thënë Kurti.

 

Shtoi se “Njësia Speciale nuk është në Bërnjakë dhe Jarnije në mënyrë që ti gëzohemi kësaj situate, ata janë aty me detyrë që ti mbrojnë pikat kufitare dhe policët kufitarë” ka thënë Kurti”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sot ka shënuar dita e tetë që kur Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak – për ta zbatuar reciprocitetin në targa.

Kundërshtimi i serbëve lokalë ishte i menjëhershëm, pos protestave në rrugë ata edhe i bllokuan ato duke vendosur kamionë si pengesa.

Policët kosovarë duhet të ndjekin rrugë alternativa për t’iu shmangur pengesave.

Ndërsa, netët janë me zhurma – serbët këndojnë këngë nacionaliste.

Deklarata po aq nacionaliste kishte dhënë të martën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se “do i japin Prishtinës kohë t’i përmirësojnë gabimet ose do të marrin masa”.

Dy policë të Serbisë duke vëzhguar situatën në Veri

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, po pret pikërisht urdhrin e Vuçiqit për intervenim.

Nuk janë veç fjalë – disa veprime janë bërë tashmë.

Gjatë dy ditëve të fundit helikopterët serbë shihen duke patrulluar në kufirin Kosovë – Serbi.

Ushtria e Serbisë është e pozicionuar afër kufirit me Kosovën.

Ndërkaq, brenda kufirit të Kosovës, të shtunën është sulmuar me granata Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok. /Insajderi.com