Kurti tregon planin e Qeverisë për de-eskalim të situatës në Veri

Kurti tregon planin e Qeverisë për de-eskalim të situatës në Veri

Kryeministri Kurti ka prezantuar planin e tij 7 pikësh për de-eskalimin e situatës në veri, të cilin ia ka dorëzuar edhe përfaqësuesit të BE-së Josef Borrell.

Pikat kryesore të planit të Kurtit janë:

1. Të sigurohet zbatimi i sundimit të Ligjit në katër komunat verione;

2. Tërhiqen të gjitha strukturat kriminale nga territori i veriut në Kosovës;

3. Policia në ndërtesat komunale zvoglëon numrin e saj në bazë të rrethanave dhe në përputhje me situatën e krijuar;

4. Kosova koordinohet me të gjithë partnerët dhe shpall zgjedhje të parakohshme për katër komunat në veri;

5. Kosova dhe Serbia kthehen në dialog dhe BE-ja siguron një plan për zbatmin e marrëveshjeveve në Bruskel dhe Ohër;

6. Udhëheqësit e lartë të dy shteteve për dailog takohen në Bruskel këtë javë.