Kurti tregon pse nuk po debaton me kundër-kandidatët për kryeministër

Kurti tregon pse nuk po debaton me kundër-kandidatët për kryeministër

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të premten se ata kanë bërë vazhdimisht debat në Kuvend e jashtë tij, kur u pyet pse nuk e ka pranuar ftesën e Hoxhajt.

“Ne gjithmonë kemi qenë ata që kemi bërë debat, në Kuvend edhe jashtë tij, njerëzit po na njohin tashmë. Nuk është debati kur ne e bënimim kundër atyre, sikur ata, mulitimilionerët që dëshirojnë të na pengojnë për tu kthyer në qeverisje”, tha Kurti në Kallxo përnime.

Kurti shtoi se këto zgjedhje janë referendum, duke thënë se pas 14 shkurtit fillon “një fazë e re”.

Ndërsa për vizitën në Skenderaj, Kurti tha se ata që brohoritën “i kupton, por nuk i mirëkupton”. /Insajderi.com