Kurti tregon se a do të shkojë në Veri

Kurti tregon se a do të shkojë në Veri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur rreth marrëveshjes sekrete që ka nënshkruar presidenti Hashim Thaçi kohën kur ishte kryeministër, në lidhje me mos dërgimin e FSK-së në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Në kuadër të kësaj kryeministri Kurti është pyetur se a do të shkoi ai në veri. Përgjigja e tij, ishte se dialogun do ta fillojë nga poshtë dhe se edhe nëse shkon në veri nuk ka nevojë me marr FSK-në.

“Ne do të fillojmë dialogun prej poshtë, dhe unë në mandatin tim si kryeministër i Kosovës do të shkoj gjithandej vendit, pra edhe në veri sepse veriu është Kosovë, nuk do të shkoj me FSK-në por do ta vizitojë”, ka thënë Kurti.

Përveç kësaj, ai ka thënë se nesër ka takim me komandantin e KFOR-it, pikërisht për këtë çështje, ndërsa është shprehur se ky është vendim i njëanshëm i presidentit Thaçi./ Insajderi.com