Kurti tregon se sa gra ministre do t’i ketë qeveria e re

Kurti tregon se sa gra ministre do t’i ketë qeveria e re

Qeveria “Kurti 2” nuk do të ketë më pak se pesë gra ministre.

Kështu është shprehur lideri dhe njëherësh kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, parti kjo e cila ka fituar bindshëm në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Ai në marshin e organizuar për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka thënë se nga 58 deputetë sa ka VV-ja, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore.

“Ne për asnjë gjë nuk do të bimë më poshtë se që kemi qenë. Ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës së 2021-tës, më pak se pesë nuk do të kemi, do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë”, ka thënë Kurti para medieve./Insajderi.com