Kurti u ikë pyetjeve të gazetarëve nuk tregon nëse do ta shfuqizojë vendimin e Thaçit  

Kurti u ikë pyetjeve të gazetarëve nuk tregon nëse do ta shfuqizojë vendimin e Thaçit  

Pak orë pas i bë publike marrëveshja e Hashim Thaçit sa ishte kryeministër që ia ndalonte FSK-së hyrjen në veri të vendit pa NATO-n, kryeministri Albin Kurti doli në një konferencë për media.

Ndonëse Kurti njoftoi se zyra e tij ligjore ka vlerësuar se Thaçi ka bërë shkelje Kushtetuese e për të cilën do ta dërgojnë në kushtetuese, ai nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve se a do ta shfuqizojë këtë vendim të tij.

Ndonëse kësaj pyetje të gazetarëve u iku disa herë, Kurti deklaroi se letër këmbimi është zotim i një anshëm i Hashim Thaçit.

“Në këtë letërkëmbim shihet që është zotim i njëanshëm, po them i njëanshëm sepse nga përgjigja e ish-sekretarit nuk duket se bëhet fjalë për kërkesë të tij paraprake për ta bërë këtë zotim, pra duam ta dimë se kush e kërkoi”, tha Kurti.

Kryeministri Albin Kurti sot e ka njoftuar kryepalamentaren Vjosa Osmani për një marrëveshje të fshehtë që e ka bërë Hashim Thaçi, në vitin 2013 sa ishte kryeministër i vendit. Sipas letrës së Kurtit, Thaçi marrëveshja e ka formën e një shkëmbimi të letrave me sekretarin e Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Andres Fogo Rasmussen.

“Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 13 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtëquajtura “Marrëveshja e Brukselit” e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në letrën e Kurtit për Osmanin të siguruar nga Insajderi.

“Ajo që dëshmon letërshkëmbimin Thaçi-Rasmussen pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit”.

“Pasi e pranova zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Republikës së Kryeministrit, i kërkova stafit të zyrës të kryeministrit që pa vonesë ta analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshje sekrete si dhe implikimet e saj kushtetuese përkatësisht në lidhje më kërkesat kushtetuese të përcaktuara me Nenin 20 (bartja e sovranitetit) Neni 18 (ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare) dhe Neni 91 (shkarkimi i Presidentiti)”, thuhet tutje në letrën e siguruar nga Insajderi.