Kurti: Urime festa e Demokracisë

Kurti: Urime festa e Demokracisë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti,  para pak minutash ka votuar.

Kurti pas votimit ka deklaruar për media se këto zgjedhje që janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

“Duket që dalja e qytetarëve do të jetë masive. Moti është i përkryer. As nuk po bie shi që njerëzit të rrinë në shtëpi dhe as nuk është vapë që njerëzit të shkojnë larg vendbanimeve. Urime të gjithë qytetarëve kjo festë e demokracisë”, tha Kurti.