Kurti uron Biden-in

Kurti uron Biden-in

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar presidentin e ardhshëm të Amerikës, Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet për presidentin e 46-të të SHBA-së, njofton Insajderi, njofton Insajderi.

Kurti në postimin e tij në Twitter e ka quajtur “Bidenin mik dhe aleat i vjetër i popullit të Kosovës”.

Tutje ai është shprehur se “udhëheqja e Biden është e nevojshme për Amerikën për ta rikthyer besimin në demokraci”.

Në fund Kurti ka thënë se “pas këtij ndryshimi, ku Biden do të qeverisë për katër vitet e ardhshme më ShBA-të, pret që të forcohen marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën”./Insajderi.com