
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, njofton Insajderi.
Kurti tha se gjatë kësaj dite duhet të kujtohen kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit “ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit”.
“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!”, ka shkruar më tej Kryeministri. /Insajderi.com