Kurti uron kryeministrin e ri të Izraelit: Pres thellimin e miqësisë mes dy popujve

Kurti uron kryeministrin e ri të Izraelit: Pres thellimin e miqësisë mes dy popujve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kreun e qeverisë izraelite, Naftali Bennett, për detyrën e re, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se pret që marrëdhënia midis dy popujve të thellohet edhe më shumë.

“Urime kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett. Pres që të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë mes popujve tanë”, ka shkruar Kurti.

Gjatë ditës së djeshme, Parlamenti i Izraelit ka miratuar koalicionin e ri qeverisës në këtë vend që rezultoi me humbjen e pushtetit të Benjamin Netanyahu, i cili ishte në krye të qeverisë për 12 vjet me radhë. /Insajderi.com