Kurti uron Osmanin, dhe falënderon deputetët që e votuan

Kurti uron Osmanin, dhe falënderon deputetët që e votuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan për zgjedhjen e presidentit të ri.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se tani është kompletuar krijimi i institucioneve të Kosovës dhe se vendi ka hyrë në një zonë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen si presidente e Kosovës”, përfundoi ai./Insajderi.com