
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkëve, njofton Insajderi.
Kurti ka thënë së kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në mbarë botën.
“Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Tutje Kurti thotë se Pashkët si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja. /Insajderi.com