Kurti uron Ramazanin: Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike

Kurti uron Ramazanin: Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e besimit islam për fillimin e Ramazanit, njofton Insajderi.

Kurti tha se për 14 shekuj, myslimanët në të gjithë botën e kremtojnë këtë muaj, duke e përmbajtur veten nga ushqimet e të mirat e përditshme, me motivimin e lartë të sakrificës dhe bashkëndjenjës me të dobëtin, të varfërin dhe të sëmurin.

Ai shtoi se agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike dhe se është shembulli i sundimit të mendjes mbi trupin.

Kurti theksoi se edhe sivjet Ramazani na gjen në rrethana të rënduara të pandemisë, që vazhdon të marrë jetë njerëzisht anembanë globit, por që dashurinë dhe solidaritetin me tjetrin gjatë këtij muaji të bekuar do të mund ta shprehim më së miri duke marrë përgjegjësi për ruajtjen e shëndetit./Insajderi.com