Kurti vazhdon fshesën – shkarkon bordin e Ibër-Lepencit

Kurti vazhdon fshesën – shkarkon bordin e Ibër-Lepencit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kur po i numëron ditët e fundit në këtë pozitë, ka vazhduar shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike, shkruan Insajderi.

Kurti sot ka shkarkuar bordin e Ndërmarrjës Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A.

Në vendimin e siguruar nga Insajderi, Kurti ka emëruar menjëherë bordin e përkohshëm prej katër personave.

Ajshe Zeneli-Bytyçi kryesuese dhe drejtor, Alban Fetahu drejtor, Bekim Selimi drejtor dhe Nazmi Pllana drejtor.

Pas ardhjes në krye të ekzekutivit, Kurti ka shkarkuar edhe bordin e drejtorëve të Infrakos-it, Postës së Kosovës, e borde tjera.  /Insajderi.com