Mefail Bajqinovci ka shkruar për Albin Kurtin në Facebook. Deputeti e lavdëroi shefin e tij. Madje, sipas Bajqinovcit, edhe kush rrinë afër Kurtit përfiton nga ai veç me prezencë.
Albin Kurti ka vendosur standard të ri në politikën kosovare, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, njofton Insajderi.
Madje Bajqinovci ka thënë se edhe ata që i rrinë afër fitojnë kualitetet e vetë liderit.
“Pranë Albinit, secili njeri është më besimplotë, më patriot e njeri më i ditur. Sot, lideri më i pranuar e me përkrahjen më të madhe ndër shqiptar, ka vendosur standarde të patejkalueshme etike, profesionale e intelektuale”, ka shkruar deputeti në llogarinë e tij në Facebook.
“Tek Albini mëson që politika e qeverisja nuk janë për të vjedhur, gënjyer e mashtruar por vendi i shërbimit ndaj vendit e popullit të tij. Albini, ia ka ndërruar kuptimin për të mirë politikës e qeverisjes në Kosovë”./Insajderi.com