Kurti: Me Vetëvendosjen e keni të sigurt vendin e punës

Kurti: Me Vetëvendosjen e keni të sigurt vendin e punës

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, në një tubim me qytetarët e Ferizajt tha se me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje hajnat do të shkojnë në burg.

“Vetëvendosje është e vendosur që hajnat duhet të shkojnë në burg, me hajna nuk ka shtet,  pas 11 qershorit do të kemi qeveri pa hajna”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij, në Ferizaj.

Kurti premtoi se më Vetëvendosjen qytetarët e Kosovës do të kenë të sigurta vendet e punës.

“Me Vetëvendosje e keni vendin e sigurt të punës,Vetëvendosja është e vetmja që e siguron rrugën drejt Bashkimit EEvropian, me shkencë e kulturë”, u shpreh Kurti.

Sipas Kurtit, “liria në tregun e lirë është apstakte sepse kamatat janë të larta dhe njerëzit nuk mundin të hapin shitore”, tha Kurti raporton Insajderi.

Po ashtu ai u shpreh se “ne do të qeverisim me laps dhe me gomë, qeveria e kaluar nuk ka pasur as gomë e as laps, ata kanë qeverisur me lëpistra”. /Insajderi.com