Kurti: Zhvillimi ekonomik sjell punësim, luftimi i korrupsionit sjell drejtësi

Kurti: Zhvillimi ekonomik sjell punësim, luftimi i korrupsionit sjell drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Reiner Wieland.

Wieland shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re dhe për synimin e saj për ta luftuar korrupsionin.

“Korrupsioni e rrit mosbesimin e qytetarëve dhe e bën të pamundur funksionalizimin e vërtetë të institucioneve”, tha Wieland.

Kurti konfirmoi nga ana e tij këtë pritshmëri të brendshme dhe të jashtme.

“Zhvillimi i ekonomik sjell punësim dhe luftimi i korrupsioni sjell drejtësi. Lufta ndaj korrupsionit do të bëhet në koordinimin e tërë aktorëve”, u shpreh Kurti.

Mes temave të tjera të përmendura ishin shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit, vënia e theksit në politikat komunale, nxitja e edukimit në fushën e administratës publike si dhe nxitja e prodhimit vendas, njofton Qeveria e Kosovës.

Ndaj edhe kryeministri Kurti nënvizoi se investimet nga jashtë ndihmojnë strukturimin e ekonomisë së brendshme.

Pikënisje është mërgata e cila duhet të ndjehet e sigurtë. Investimi i saj do të gjejë këtu punën dhe ligjin.

Suksesi i mërgatës në Kosovë do të shërbejë si dëshmi për investuesit e tjerë të huaj.

Për punën vlen modeli i sistemit dual, sipas përvojës së Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.

Ndërlidhja e arsimit cilësor me korrektësinë e tregut të punës përbën një strategji që e tejkalon mandatin elektoral. /Insajderi.com