Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se zotohen që punimet në magjistralen Podujevë – Prishtinë, do të përfundojnë në vitin 2022, përcjell Insajderi.com.
Në një konferencë me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Kurti tha se punimet në këtë rrugë janë zvarritur mjaftueshëm, por që do të përfundojnë punimet në mënyrë që të mos ketë më vështirësi në trafik.
“Jemi këtë së bashku me kryetarin Bulliqi, të konstatojmë një zvarritje, përveç që është e dëmshme, është edhe e paarsyeshme, teksa sektori dy do të përfundojë deri në fund të vitit 2021, ndërsa në vitin 2022 ne zotohemi që do të përmbyllim punimet dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme.
Në këtë mënyrë që kjo rrugë që e lidh llapin me kryeqytetin të jetë e përfunduar, dhe njerëzit të mos kenë më vështirësi në këtë trafik kaq të dendur, sikur të ishte në mes të Prishtinës”, deklaroi Kurti./Insajderi.com