Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë urime edhe nga përfaqësuesi special i Sekretariatit të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, njofton Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit me anë të një komunikate për media, njofton Insajderi.
“Me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Republikës së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga Përfaqësuesi Special i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin”, thuhet në komunikatë.
Ai ka garantuar gatishmërinë e misionit që ai udhëheq për ta mbështetur Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës në avancimin e promovimit të paqes dhe stabilitetit, në interes të qytetarëve të vendit./Insajderi.com