Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Enver Dugollin, me kërkesën e këtij të fundit, njofton Insajderi.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.
“Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij”.
Ndërsa, arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli kishte të bëjë me certifikimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Para kësaj, Dugolli kishte deklaruar se është i gatshëm ta pranojë pozitën e ministrit të Mbrojtjes, pozitë të cilën Kurti ia ka dhënë Armend Mehajt. /Insajderi.com