Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, thotë se rritja e çmimeve të linjave të autobusëve ka ndodhur vetëm në disa destinacione të transportit ndërurban, njofton Insajderi.com.
Derisa ka folur për rritjen e çmimeve të biletave të autobusëve në disa linja, ai tha se “vetëm në Kosovë i bën 600 kilometra deri në Velipojë me 10 euro”.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh në asnjë vend të rajonit.
“Nuk ka ngritje të çmimeve në të gjitha destinacionet. Në cilin vend të rajonit apo Evropës mund të udhëtohet 35 kilometra për 0.80 cent apo 1 euro bileta? Kjo ndodh vetëm në Kosovë. Këtë çmim e ka Ferizaj dhe Drenasi, pra çmimet e biletave janë në Kosovë më të lira”, ka thënë ai në ‘Sytë 7’ të Klan Kosovës.
“I bën 600 km Prishtinë-Velipojë dhe e ke pasë çmimin e biletës 10 euro. Në cilin vend të rajonit ndodh një gjë e tillë. Kur kemi në konsideratë problemet që i kemi si ajo e TVSH-së dh që qeveria e Kosovës gjatë 2020, mori një vendim që e bllokoi transportit asnjë autobus dhe asnjë kompani s’ka funksionuar dhe pas fillimit të punës këto kompani kanë filluar punën me shfyrtëzim të kapacitetit vetëm 50 përqind”, shtoi më tej Kurtishaj.
Ai më tej tha që sektori i transportit rrugor të udhëtarëve është më i dëmtuari në Kosovë sa i përket COVID-19.
“Që nga viti 2015, sektori i transportit rrugor të udhëtarëve përballet me probleme të shumta siç është problemi i mosrimbursimit të TVSH-së, qoftë për naftën e blerë ose për pjesët rezervë. Pra, jemi një sektor i cili realisht që është më i dëmtuari, jo vetëm në Kosovë por nuk ke asnjë vend tjetër që nuk ka rimbursim të TVSH sa i përket importit të autobusëve me rastin e hyrjes në Kosovë dhe nuk rimbursohet TVSH-ja për naftë”.
“Janë transportuesit të cilët me mundin e tyre pasi me mundin e tyre mbajtën gjallë sistemin e transportit rrugor të udhëtarëve. Këta transportues që 20 vjet nuk kanë kërkuar asnjë mbështetje nga shtetim por janë këta që nga situata me pandeminë janë para falimentimit. Janë dëmtuar por nuk kanë kërkuar ndihmë financiare”. /Insajderi.com