Manastiri i Deçanit nuk e ka aprovuar kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që ta vizitojë këtë objekt religjioz.
Në kumtesën e tyre i referohen shtetit tonë si “Kosova Metohi” dhe kërkojnë që ta njohin pasurinë dhe pronën e Manastirit të Deçanit.
“Nëse autoritetet e Prishtinës duan ta tregojnë minimumin e vullnetit të mirë për të respektuar të drejtat fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë e Metohi, duhet që në plotni të përmbushin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për njohjen e pasurisë dhe pronës së Manastirit (të Deçanit)”, thuhet në një njoftim.
Më tutje, thuhet se ministri Liburn Aliu ka hedhur poshtë vendimin për zonën e veçantë të sigurisë.
“Pos kësaj, ministri për Planifikim Hapësinor nga qeveria e Kurtit publikisht e ka hedhur poshtë vendimin për zonën e veçantë të sigurisë, të vitit 2020, që ka të bëjë me ndërtimin e një rruge anashkaluese rreth zonës së mbrojtur të manastirit”. /Insajderi.com