Kurz vlerëson lartë marrëveshjen e Uashingtonit – kërkon zbatimin e saj

Kurz vlerëson lartë marrëveshjen e Uashingtonit – kërkon zbatimin e saj

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, e ka vlerësuar lartë marrëveshjen ekonomike të nënshkruar në Uashington midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton Insajderi.

Kurz ka përgëzuar liderët e të dyja vendeve për gatishmërinë e bashkëpunimit, nga i cili sipas tij përfitojnë të gjitha shtetet e rajonit.

Shefi i qeverisë vjeneze, këto komente i bëri pas takimit që pati në Bern me presidenten e konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

Sipas tij, tash u mbetet palëve që ta respektojnë dhe zbatojnë këtë marrëveshje, e paashtu edhe ato të nënshkruara në Bruksel.

Kurz iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta harrojnë të kaluarën e hidhur, dhe të mendojnë për të ardhmen. /Insajderi.com