Kusari-Lila: Besoj që do të jenë 80 deputetë në sallë

Kusari-Lila: Besoj që do të jenë 80 deputetë në sallë

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur beson që do të jenë 80 deputetë në sallë gjatë kohës sa votohet Presidenti.

Këtë e tha gjatë kohës sa po hynte në sallën e Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.

“Kemi qenë në pritje të disa deputetëve që nuk kanë qenë brenda Prishtinës. Besoj që do ta zgjedhim presidentit dhe vendi të shkoj drejt normalitetit. Besoj që do të jenë 80 deputet që do të votojnë”, tha ajo.

Pritet që të fillojë seanca për votimin e Presidentit. /Insajderi.com