Kusari-Lila dhe Deda ndahen edhe zyrtarisht me LDK-në

Kusari-Lila dhe Deda ndahen edhe zyrtarisht me LDK-në

Veç caktimit të seancës së jashtëzakonshme për korrigjimin e kufijve, Kryesia e Kuvendit sot u njoftua edhe me vendimin e Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës që të largohen nga grupi parlamentar i LDK-së.

Gjatë mbledhjes u konfirmua që dy deputetët tash e tutje do të vazhdojnë si të pavarur.

Lajmi për largimin e Kusari-Lilës dhe Dedës ishte bërë i ditur ditë më parë.

Mimoza Kusari-Lila kishte shprehur interesin e saj që bashkëpunimin me LDK-në ta vazhdojnë në Kuvend ndaras. /Insajderi.com