
Kandidatja e Alternativës për komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, nuk është shfaqur e kënaqur me daljen në votime deri tani
Kusari-Lila ka thënë se deri tani qytetarët në votim të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar deri në 30 për qind votues.
Ky numër, sipas saj, duhet të rritet dhe të jetë afër si në zgjedhjet e kaluara apo më shumë se në to.
“Në komunën e Gjakovës deri tani e kanë shfrytëzuar daljen në votime deri në 30%, ky numër nuk është i kënaqshëm, andaj presim që ky numër të ketë rritje, si në zgjedhjet e kaluara por edhe më shumë”, ka thënë Kusari – Lila.