Kusari-Lila: E proceduam ligjin për Zgjedhje sepse gjasat ishin të shkonim në votime

Kusari-Lila: E proceduam ligjin për Zgjedhje sepse gjasat ishin të shkonim në votime

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka pranuar se Ligji për Zgjedhje i iniciuar nga Qeveria më 3 Prill, ishte për shkak të gjasave të mëdha që vendi të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo pasi nuk ishte e sigurt nëse Vjosa Osmani do të votohej nga deputet për postin e të parës së shtetit – diçka që vendin do ta qonte automatikisht në zgjedhje të reja.

Sipas saj, pa atë ligj mërgata shqiptare do të kishte vështirësi që të votonte.

“Në rrethanat në të cilat u vlerësua se shanset janë reale që vendi të shkojë në zgjedhje, dhe në rrethanat që edhe në zgjedhjet që sapo u përmbyllen, u pa si një prej defekteve kryesore mohimi i të drejtës së diasporës të marrë pjesë për aq sa ka shpreh vullnetin dhe sa është regjistruar në procesin zgjedhor, kjo dukej si e pashmangshme, si një nismë ligjore në kuadër të grupit parlamentar”, tha ajo në KTV.

Megjithatë, Vjosa Osmai me 71 vota arriti që ta marrë timonin e shtetit për pesë vitet e ardhshme. /Insajderi.com