Kusari-Lila vs Zemaj

Kusari – Lila i reagon Zemajt: Gjynah kush e drejton sektorin e shëndetësisë

“I padenjët për detyrën e ministrit. E akuzuar për krim të organizuar. Nuk merr erë në punët e juristit”. Këto janë vetëm disa nga akuzat që Zemaj e Kusari – Lila ia kanë bërë njëri tjetrit.

Kusari – Lila i reagon Zemajt: Gjynah kush e drejton sektorin e shëndetësisë

Mimoza Kusari-Lila tha se është ofendim për qytetarët që një jurist të udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë.

Më pas Armend Zemaj ia kthej duke i thënë se ajo është e akuzuar nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar për shitjen dhe privatizimin kriminal të katër hidrocentraleve.

Tani Kusari-Lila ka reaguar përsëri, duke e vlerësuar Zemajn dobët jo vetëm në fushën e shëndetësisë, por edhe në atë të drejtësisë.

“Në reagimin e tij, juristi paska shpërfaq që jo vetëm nuk është i duhuri për Ministri të Shëndetësisë, por nuk merr erë as nga puna e juristit”, ka shkruar Kusari – Lila.

“Prapë po e ritheksoj, gjynah për Kosovën kush synon ta drejtojë sektorin e shëndetësisë në kohë pandemie”./Insajderi.com