Kusari-Lila: Javën tjetër definohet çështja e Presidentit

Kusari-Lila: Javën tjetër definohet çështja e Presidentit

Ushtruesja e detyrës së shefes të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se çështja e Presidentit definohet javën e ardhshme.

“Java e ardhshme do të jetë vendimtare për çështjen e Presidentit, pra, java e ardhshme do ta definojë qartë ditën dhe datën e seancës për zgjedhjen e presidentit. Nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo seancë të thirret për javën e ardhshme”, ka thënë Kusari-Lila për Klan Kosovën.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur që të qëndrojë në sallë kur të votohet Presidenti.

80 vota duhen për t’u bërë koriumi.

Ndryshe, nesër mbahet seanca e parë në Kuvendin e Kosovës pas formimit të Qeverisë. /Insajderi.com