
Mimoza Kusari, Kryetarja e ‘Alternativës’, në tryezën e thirrur nga koalicioni LAA ka ritheksuar se si pasojë e mos mbajtjes së seancave, gjegjësisht krijimit të Kuvendit dhe institucioneve qytetarët do t’i shohin problemet tek muaj më vonë.
Kusari-Lila ka përmendur humbjet financiare që janë krijuar si mungesë e krizës politike.
“4 gusht Kosovës i ka skaduar afati me Fondin Monetar. 15 milionë euro kan humbur, por këto nuk janë të vetmet pasi që 75 mijë eurot që si kusht e kanë Fondin monetarë si dhe mos konstituimit të Kuvendit. E krejt këto fonde kanë qenë të parapara të shfrytëzohen në bujqësi, përmisim të Infrastrukturës hekurudhore, ministri e shëndetësi”, ka deklaruar Mimoza në tryezën që po vazhdon të mbahet, shkruan Periskopi.
Me këtë bllokadë sipas saj Kosova është afër humbjes së 100 milionë eurove. “Nuk është vetëm kjo lajm i keq. Gjitha projektet që kanë qenë në proces nuk kan mundur të realizohen. Krejt kjo për shkak të aspiratave të PAN-it”, tha ajo.