Kusari-Lila kthehet në Prishtinë për të votuar pro demarkacionit

Kusari-Lila kthehet në Prishtinë për të votuar pro demarkacionit

Votën pro demarkacionit e ka konfirmuar deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Në një prononcim për “Indeksonline” ajo ka thënë se ka mbërritur nga Londra në Prishtinë dhe vota e saj do të jetë pro demarkacionit.

“Po sapo kam mbërritur në Prishtinë. Vota ime është PËR”, ka thënë Kusari-Lila shkurtimisht.

Ndryshe, kryetarja e Alternativës ka marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar “Ndal dhunës ndaj grave”, që u mbajt në Londër.