Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do të garojë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Ajo tha se të vetmin orientim e kanë pasur partinë e Albin Kurtit pasi “Qeverisë nuk iu dha shanca të vazhdojë punën deri në fund.
“Ne si parti bashkëpunimin e kemi vlerësuar ditë më parë me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk i është dhënë shanca një qeveri të konfirmohet deri në fund. Edhe kësaj radhe do të jemi me Lëvizjen Vetëvendosje. Deri nesër pasdite është afati i fundit për koalicion zyrtar, të vetmin orientim e kemi pasur të garojmë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ajo në Frontal.
Kusari-Lila komentoi edhe përfshirjen e mundshme të Vjosa Osmanit në listën e LVV-së.
“Është mbyll afati për regjistrimin e subjekteve të reja politike. Nëse Vjosa Osmani vendos të garoj në kuadër të Vetëvendosjes do të jetë një marrëveshje mes dy partie, por do të jetë një listë, ajo e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shtuar ajo. /Insajderi.com