Kusari Lila: Mos votimi i presidentit, e dëmton vendin

Kusari Lila: Mos votimi i presidentit, e dëmton vendin

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka folur pas ndërprerjes së seancës se zgjedhjes së presidentit, e cila u shty për nesër 17:00, njofton Insajderi.

Ajo në një komunikatë për media, ka thënë se kjo seancë u shty për arsye së nuk u arrit të konsumohet votimi në raundin e parë.

“Mos zgjedhja e presidentit e dëmton Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka thënë ajo.

Kusari ka thënë se në këto rrethana, u bë e pamundur të sigurohet kuorumi i nevojshëm, dhe për këtë gjë, ajo përsëri e ka fajësuar në radhë të parë Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku nga kjo parti tre deputetë nuk morën pjesë në votim.

Kusari gjithashtu e ka fajësuar edhe partitë tjetra që nuk kanë marrë pjesë në seancë.

Deputetet E LDK-së që nuk votuan në raundin e parë të zgjedhjes së presidentit, ishin Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Dritan Selmanaj./Insajderi.com