Kusari-Lila: Ndodhi maskarada politike në mes të luftës me pandeminë

Kusari-Lila: Ndodhi maskarada politike në mes të luftës me pandeminë

Kryetarja e Alternativës, njëherit deputetja nga radhët e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Ajo tha se ashtu sikur e prezantoi në fjalimin e saj dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimin e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.

“Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe. Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë. Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerëzit e saj”, shkroi Kusari-Lila.