Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në vazhdën e aktiviteteve , ka takuar disa nga profesionistët shëndetësorë, ku ka paraqitur objektivat e programit për sektorin e shëndetësisë.
Kusari, me këtë rast ka përmendur disa nga të arriturat dhe investimet që janë bërë gjatë mandatit të parë, me theks të veçantë, investimet në objektin aktual të QKMF-së, vendosjen dhe sigurimin e mamografit si dhe fillimin e ndërtimit të objektit të ri të QKMF-së.
“Sektori i shëndetësisë si sektor i ndjeshëm dhe është një tregues shumë i mirë i gjendjes së popullatës dhe obligimi dhe përgjegjësit e komunës për përkujdesen primare në Komunën tonë kanë qenë në vëmendjen tonë me marrjen e pushtetit në vitin 2013-të. Me shumë probleme të cilat ne i kemi pasur. Një mori e këtyre problemeve është trajtua. Më së largu fundi i vitit 2018-të do t’i gjejë në objektin e ri me kushte të mirëfillta me një autoambulancë të re e cila është paraparë në buxhetin tonë të vitit 2018-të“, tha Kusari Lila.
Ajo ndër te tjerash ka premtuar për gjakovrët edhe ndërtimin e sistemit të ri të ngrohtores së qytetit.