Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, vlerëson se nuk mund të ketë “finale të dialogut”, me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Kjo, pasi presidenti serb deklaron vazhdimisht se “kurrë nuk do ta njohin Kosovën”.
“Kemi rikonfirmim të qëndrimit të Serbisë se duhet edhe ne të kemi kujdes kur themi se jemi në fazën finale të dialogut. A duam të kemi finale të dialogut me një president që thotë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha ajo në një tryezë të Institutit Demokratik të Kosovës.
Kusari-Lila, përmendi edhe faktin sesi dialogu Kosovë-Serbi, shpesh ka shkaktuar kriza politike në vend.
“Ajo çka përmbajtësisht ka ndryshuar në procesin e dialogut, është një fakt që është bashkëkoordinimi dhe uniteti në raport me qëndrimet në mes Presidentes dhe Qeverisë. Jo rrallë herë kemi pa që dialogu është bërë mollë sherri në mes koalicioneve, e pastaj edhe në mes Presidencës dhe Qeverisë”, pohoi Kusari-Lila. /Insajderi.com