Tema e të pagjeturve është prioritet i Qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë, ka thënë shefja e Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo nuk ka pranuar të flas për agjendën e kryeministrit Albin Kurti, i cili po qëndron në Bruksel ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Për agjendën e kryeministrit Albin Kurtit, është mirë të drejtohet në zyrën e kryeministrit”.
Ajo ka folur edhe për zhurmën e krijuar në seancë në momentin kur po fliste deputeti Behgjet Pacolli, dukë thënë se s’kishte personale asgjë me të, por “thjesht ishin replika për temat që po diskutoheshin”.
“Sa i përket deputetit Pacolli ai e mori fjalën në fund të një debati prej dy orësh, dhe diskutimi i tij filloi të rrëshqas në një temë tjetër dhe ndoshta mungesa e tij ka shkaktuar një pritshmëri tjetër në raport me një temë tjetër”.
Kusari-Lila tutje ka bërë të ditur se edhe të enjten do të ketë seancë të rregullt.
Në konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se mbledhja do të fillojë nga ora 10.
“Ne u dakorduam që seancën e rregullt ta mbajmë më 22 korrik nga ora 10:00. Po ashtu edhe të mërkurën do të kemi vazhdimin e seancës e cila nuk u mbajt sot dhe do të mbahet nga ora 10:00”./Insajderi.com