Kusari-Lila: Reciprociteti është parim që duhet të aplikohet

Kusari-Lila: Reciprociteti është parim që duhet të aplikohet

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, teksa ka folur të enjten për planin e Qeverisë Kurti, ka përmendur edhe reciprocitetin me Serbinë të cilin e quajti si parim.

Ajo tha se si parim reciprociteti duhet të aplikohet në vazhdimësi.

Përmendi edhe disa shtete me të cilat Kosova ka pasur probleme tregtare.

“Si parim reciprociteti në vazhdimësi është parim i cili duhet të aplikohet dhe jo në raport vetëm me Serbinë, por me cilindo shtet që mund të kemi probleme në raporte tregtare. Kosova nuk ka pasë probleme vetëm me Serbinë, sepse e di nga përvoja se Kosova ka pasë probleme tregtare me Slloveninë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe natyrisht me Serbinë”.

Kusari-Lila, përmendi edhe rrezikun që presioni ndërkombëtar të bie mbi Kosovën.

Si mostër e mori taksën me Serbinë të cilën e kishte vendosur Qeveria Haradinaj.

“Nëse vendoset masa e reciprocitetit më pas duhet parë sjelljen e Serbisë për arsye që të mos jemi ne subjekt i presionit ndërkombëtar. Fatkeqësia e taksës ishte se e kishte vendosur Kosovën në një rrethanë ku gjithë presioni i bashkësisë ndërkombëtare dhe aleatëve strategjikë, përfshirë edhe SHBA-të, ishte mbi ne dhe nuk ishte mbi atë se çfarë kishte bërë ose nuk bënte Serbia në raport me marrëveshjet”, tha deputetja. /Insajderi.com