Kusari – Lila: Refuzova që të intervistohet Naim Musliu, insistuan PDK-ja dhe LDK-ja

Kusari – Lila: Refuzova që të intervistohet Naim Musliu, insistuan PDK-ja dhe LDK-ja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, ka folur për raportimin e Naim Musliut, babait të të ndjerit Agon Musliu, i cili kishte bërë vetëvrasje gjate periudhës së karantiminmit në qendrën e konvikteve në Prishtinë, njofton Insajderi.

Kusare Lila, si kryesuese e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë, në profilin e saj në Facebook, ka thënë se “ajo vete kishte refuzuar ta thërriste në raportim Naim Musliun, për shkak te gjendjes së tij emocionale, por ishin deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, që insistuan që ai të raportonte”.

Tutje Kusari Lila, ka thënë se “edhe pas intervistimit, është e bindur që do ishte më mirë që ajo intervistë e tij të evitohej”.

Sipas Kusari – Lilës, “janë një varg institucionesh që dhe individësh tjerë, të cilët janë në proces dhe do të ofrojnë dëshmi për rrethanat e vdekjes së Agonit gjatë procesit të intervistimit”./Insajderi.com