Kusari-Lila: Seanca për presidentin mbahet në orën 18:00

Kusari-Lila: Seanca për presidentin mbahet në orën 18:00

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar se seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjidhjen e presidentit do të mbahet të shtunën, në orën 18:00, njofton Insajderi.

Kusari-Lila në një konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se do të kujdesën për mbarëvajtje të suksesshme të seancës kur zgjidhet presidenti.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18 me kërkesën e 41 deputetëve. Do të kujdesimi për një mbarëvajtje të suksesshme të seancës kur zgjidhet presidenti.

Po përgatisim një proces gjithëpërfshirës për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve. Uroj që të gjithë të jenë në krye të detyrës dhe të jenë në seancë më kohën kur votohet presidenti”, është shprehur ajo./Insajderi.com